Shpërndaje në: Ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se përgjegjësi politike është shkuarja në takime, duke shtuar se aty kontribuohet për zgjidhjen që i duhet shtetit.
Në një postim në Facebook ka shkruar se gjithçka tjetër jashtë kësaj, është ikje nga kjo përgjegjësi dhe përbuzje e besimit dhe vullnetit qytetar. Ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë për një tjetër ngërç institucional , duke shtuar se vendi k a nevojë për përgjegjësi politike, dialog dhe marrëveshje. “ Në këtë moment, interesat partiake duhet t’i lënë vend interesit të Republikës.
Marrëveshja nuk është dobësi politike. Është përgjegjësi shtetërore. Shmangia e krizës institucionale nuk është çështje e një partie, por detyrim i të gjitha subjekteve politike ndaj qytetarëve të Kosovës dhe ndaj vetë Republikës. Kush kërkon zgjidhje, nuk bën zhurmë dhe nuk i ikën tavolinës së dialogut.
Kush kërkon përgjegjësi, nuk bën zhurmë dhe nuk i shmanget një takimi që mund të prodhojë marrëveshje. Dhe kush e vendos Republikën mbi interesin partiak e personal, nuk bën zhurmë dhe nuk e përdor krizën institucionale si instrument politik ”, ka shkruar ajo.
Gërvalla ka thënë se n ë takimin e thirrur nga Haxhiu, u diskutua pikërisht nevoja për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale e krijuar. Sipas saj, t ë gjitha subjektet politike duhet të kontribuojnë maksimalisht për zgjidhjen e çështjes së Presidentit, përmes propozimit të emrave konkretë për presidentin konsensual. “ Nuk kërkohet që të pajtohemi për gjithçka.
Kërkohet të kemi guximin politik të gjejmë dakordimin për atë që është e domosdoshme për funksionimin e shtetit ”, ka shkruar ajo. Edhe Arbëri 2 o. më parë Haxhiu paralajmëron takimin VV-LDK për presidentin Në takimin e thirrur nga Haxhiu, asnjëra nga ish-partitë opozitare nuk mori pjesë.
Ndonëse takimi u mbajt në kohën e vendin ku ishte planifikuar, të pranishëm ishin përfaqësues të partive në pushtet – si pjesë e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, pjesë e së cilës është edhe Haxhiu. Po ashtu edhe përfaqësues të partive të komuniteteve pakicë. PDK-ja dhe Aleanca qysh të shtunën e refuzuan pjesëmarrjen në takim.
Sipas tyre, ftesa e Haxhiut ka qenë tentativë manipulimi për afatet. Të hënën, përgjigje të ngjashme dha edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo parti ka thënë se e konsideron Haxhiu në këtë fazë vetëm si një nga deputetet e Kuvendit. Megjithatë, kjo parti ka thënë se mbetet e hapur të bisedojë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
