​Cubarsi prin listën për “Golden Boy 2026”, lë pas Yamalin

0%

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, kryeson listën e favoritëve për çmimin “Golden Boy 2026”, sipas listës së publikuar nga Tuttosport. Cubarsi aktualisht prin në votimin publik, duke lënë pas bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lamine Yamal, si dhe Yan Diomanden. Yamal, megjithatë, nuk mund ta fitojë sërish këtë çmim.

Sulmuesi spanjoll e ka fituar një herë “Golden Boy” dhe rregullorja nuk lejon që trofeu t’i jepet të njëjtit futbollist për herë të dytë. Kështu, Cubarsi shihet si një prej kandidatëve kryesorë për ta pasuar Yamalin dhe për të marrë çmimin prestigjioz që i jepet talentit më të mirë të ri në futbollin evropian.

Burimi: Bota Sot