Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, pushuesi rrëfen momentet e tmerrit:

0%

Një pushues i rastësishëm ka rrëfyer për Top Channel momentet e tmerrit të përjetuara nga vrasja e 20-vjeçarit Migel Mendes në Ksamil. Në një intervistë për gazetaren e Top Channel Entjola Budo, ai u shpreh se ishin shumë të trembur dhe donin të largoheshin nga vendi që kishin zgjedhur për pushime.

“Ne kur u ngritëm sot në mëngjes, nuk e prisnim, se ishim me pushime, donim të ndërronim edhe vendin. Jemi trembur shumë, se është një ngjarje shumë e rëndë. Ne kemi ardhur me pushime për të ndenjur qetësi. Çdo darkë këtu ka muzikë dhe dëgjohej edhe muzika kur je te hoteli.

Ne u çuam në orën 7 për të bërë mëngjesin dhe vetëm kur pamë policinë që kishte rrethuar vendin, ishte një ngjarje shumë e rëndë” , tregon një pushues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot