Barcola mbetet jashtë skuadre te PSG

0%

Liverpool vazhdon të këmbëngulë për transferimin e Bradley Barcola nga PSG. Sipas shtypit francez, sulmuesi anësor mund të lihet përsëri jashtë lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Luis Enrique për ndeshjen e radhës, çka do të thotë se largimi i tij është shumë afër. Barcola qëndroi në tribunë gjatë ndeshjes së Superkupës së Francës kundër Lens, ku PSG humbi me rezultatin 1-0.

Ai pritet të mbetet jashtë edhe për ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Stade Rennais. Në një situatë të tillë, sulmuesi shumë shpejt mund të zyrtarizohet si një lojtar i ri i Liverpool, sapo dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë transferim. Pak ditë më parë PSG zyrtarizoi afrimin e sulmuesit spanjoll Ferran Torres.

Burimi: Bota Sot