​Golden Eagle Ylli nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin 2026/27

0%

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri 2026/27. Në stërvitjen e parë të skuadrës nga Suhareka ishin të pranishëm të gjithë basketbollistët, së bashku me stafin e ekipit. Klubi ka bërë të ditur se skuadra ka nisur punën me synimin për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri dhe për të realizuar objektivat e vendosura.

“Të bashkuar, me punë dhe përkushtim drejt objektivave tona!”, thuhet në njoftimin e Golden Eagle Yllit. Skuadra nga Suhareka synon që edhe në sezonin e ri të jetë në garë për objektivat kryesore në basketbollin kosovar.

Burimi: Bota Sot