Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato, duke siguruar shërbimet e portierit moldav Cristian Avram. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi shkodran përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale. Portieri i cili pak javë më parë luajti kundër Egnatias në Champios League me fanelën e Petrokub, u është bashkuar tashmë shkodranëve.
Avram ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me kuqeblutë dhe vjen për të përforcuar ndjeshëm repartin e portës, duke sjellë eksperiencën dhe cilësitë e tij. Afrimi i 32-vjeçarit do të sjellë një rivalitet për fanelën e titullarit Aron Jukajn. Portieri është aktivizuar gjithashtu edhe me Kombëtaren e Moldavisë, çka shton garancinë dhe sigurinë në prapavijë për skuadrën.
