Barcelona është vënë prej kohësh në ndjekje të Hulian Alvarez, një sulmues të cilin Hansi Flik ua ka kërkuar drejtuesve për të pasur një numër 9 që të zëvendësonte në mënyrën e duhur Robert Levandovskin. Por nëse plani dështon, ka një tjetër objektiv në mendje. Sipas “Marca”, trajneri gjerman pëlqen shumë sulmuesin e Vijareal dhe të përfaqësueses së Spanjës, Ajoze Perez.
Futbollisti është i paprekshëm te Vijareali dhe aktualisht ka një kontratë deri në vitin 2028 me këtë klub. Ai ka edhe një klauzolë largimi prej 30 milionë eurosh por raportohet se është e negociueshme nëse do të nisin bisedimet konkrete për një transferim.
Plani A i Barcelonës vazhdon të mbetet Alvarez, por në rast emergjence, pritet që në ditët e fundit të merkatos i gjithë fokusi të jetë te Perez.
