Momenti i kapjes së të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit francez në

0%

Pesë orë pas vrasjes së një 20-vjeçari francez në Ksamil , policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin. 29-vjeçari S. Vata u kap në aksin rrugor “Levan-Fier”, në një pikë kontrolli të ngritur posaçërisht për lokalizimin dhe kapjen e tij. Sipas Policisë shqiptare, i dyshuari ishte fshehur në bagazhin e një automjeti, i cili drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke.

Në automjet ndodhej edhe një 38-vjeçar, po ashtu shtetas turk. I dyshuari dhe dy shtetasit turq janë shoqëruar në DVP Vlorë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të vrasjes së 20-vjeçarit në Ksamil dhe për përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

Një shtetas francez, 20-vjeçar, është gjetur pa shenja jete në shezlonget e plazhit para një lokali në Ksamil të Sarandës sot, më . I dyshuar është S. Vata, për të cilin mediat në Shqipëri raportojnë se ishte arrestuar dhe dënuar më 2024 në Angli për trafik droge. Për këtë rast, ai ndodhet në arrati.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mediat në Shqipëri i drejtohen në raportime me emrin “Sokrat” dhe “Sokol”, kurse një raportim i BBC më , në një rast që Vata u arrestua, i drejtohet me emrin – Sokrat. “Rreth orës , në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Siç raportohet në media, Vata u arrestua në Angli pasi dyshohet se u përfshi në dy raste të ndjekjes nga Policia, të lidhura me trafikimin e kokainës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve. “Më , Policia në Cambrige e pikasën duke drejtuar një makinë tip Toyota të vjedhur. Vata tentoi të largohej, por pasagjeri zbriti nga makina dhe ai vijoi arratinë në këmbë.

Gjatë ndjekjes, hodhi një pako kokainë në shkurre, por u kap nga Policia. Me vete iu gjetën edhe 560 paund, ndërsa rezultoi pozitiv në testin për drejtim automjeti nën efektin e drogës.” – raporton Top Channel. Po ashtu raportohet edhe për një rast tjetër në Kent, më , ku thuhet se Vata nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe më pas përplasi një automjet me targa të klonuara.

“Në makinë u gjetën qese me kokainë dhe targa. Vata u arrestua më pas dhe përfundoi përpara Gjykatës së Cambridge, ku pranoi akuzat për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimin, drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim nën efektin e drogës” – thuhet në raportim. Si rrjedhojë, Vata raportohet se u dënua me pesë vite burg.

Burimi: Kallxo