Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës janë mbledhur në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës më . Besa Kabashi, deputete e PDK-së, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka bërë thirrje për konstituim të institucioneve të vendit. Kabashi tha se Kosova është pronë e qytetarëve dhe jo e një lideri. “Edhe sot nuk është thirrur seanca për konstituimin e Kuvendi të Kosovës.
Edhe sot Kosova vazhdon pa institucione të konsitutara. kJo duhet të na alarmoj të gjithëve. Ne jemi zgjedhur për të punuar. Ne jemi duke kërku që shteti të funksionojë. Asnjë fitore zgjedhore nuk i jep askujt ta vendosë veten mbi Kushtetutën. Asnjë lider nuk është mbi shteti. Sot nuk po kërkojmë privilegje por elementare të funksionoj shteti ynë.
Kurti thirre seancën, respekto Kushtetutën dhe lëri institucionet të bëjnë punën e tyre dhe neve si deputet që na kanë zgjedhur qytetaret. Kosova nuk është pronë e një lideri por e qytetarëve të saj dhe askush nuk ka të drejt të mbaj peng të ardhmen e saj”- tha ajo.
Besnik Tahiri nga Aleanca tha se kjo parti është për konstituimin e Kuvendit të Kosovës e zgjedhjes së Presidentit, në këmbim të pranimit të gjashtë pikave që Aleanca ka paraqitur.
“Nga kjo sallë e Kuvendit të Kosovës e cila vazhdon të jetë pa asnjë dyshim marrja më e madhe që e ka kapluar partinë politike që i ka fitu zgjedhjet, është strukë diku në zyrat e veta e po na dëgjon çka do të themi këtu e po mendo që ne do të lodhemi e që këto veprime tona nuk do ti bëjmë ne nuk kemi punë tjetër përveç që me ardh në sallën tonë.
Albin Kurti sot e ka ndalë Kosovën mos me e bë hapin e parë. Si Aleancë jemi pro konstituimit të Kuvendit, pro zgjedhjes së Presidentit, do i ofrojmë 7 votat tona në këmbim jo të pjesëmarrjes në qeveri por të pranimit të 6 pikave tona. Në letra nuk ka është konfirmu për këto 6 pika, nuk ka pas deklarim zyrtarë.
Përveç partnerëve të vet, Kurti i ka edhe 7 votat e Aleancës por nuk po don me e zgjedh presidentin”- tha Tahiri. Të mërkurën, më , deputetë të PDK-së dhe Aleancës u mblodhën në sallën plenare të Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës dhe respektimin e rendit kushtetues.
Në atë rast, kryesuesi Avni Dehari kishte deklaruar paraprakisht se, pa një marrëveshje politike, çdo vazhdim i seancës do të ishte një “seancë shterpë”. Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, i ka dërguar Deharit një kërkesë zyrtare për takim lidhur me përgatitjen e vazhdimit të seancës konstituive, duke iu referuar edhe afatit prej 48 orësh të përcaktuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Ndërkohë, PDK-ja po vazhdon aksionin e saj para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të kthehet në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e tij.
