Dyshohet se kanosi me vrasje bashkëshorten dhe familjen e saj,

0%

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë dhe familjen e saj me vrasje. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të hënën, më . Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë (pistoletë).

Palët janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Burimi: Kallxo