Një person është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, në Leposaviq, pasi ishte i kërkuar në lidhje me një rast të falsifikimit të dokumenteve. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar të hënën, më , në Stacionin Policor Kufitar në Jarinjë.
Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar 45 fishekë dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës. Si prova materiale i është sekuestruar edhe një telefon së bashku me SIM-kartelën. “Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- njofton Policia.
