Vlerësimi i mbështetje popullore për presidentin amerikan, Donald Trump, ka rënë në nivelin më të ulët të presidencës së tij, me shumicën dërrmuese të amerikanëve të shqetësuar se lufta e SHBA-së me Iranin do të zgjasë shumë, tregojnë të dhënat e një sondazhi të kryer nga Reuters/Ipsos, dhe rezultatet e të cilit janë publikuar të hënën, sipas kohës lokale amerikane, raporton Reuters .
Vetëm 33% e të anketuarve në sondazhin katër-ditor kanë thënë se aprovonin performancën e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa 64% nuk e miratuan.
Vlerësimi i mbështetjes popullore për presidentin Trump, nga 35% në një sondazh që u mbyll më parë këtë muaj dhe më i ulët se në çdo pikë të mandatit të tij aktual, tani ka barazuar nivelin më të ulët të mandatit të tij të mëparshëm të shënuar në dhjetor 2017.
Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025 me më pak se gjysma e vendit që mbështeste presidencën e tij, popullariteti i Trumpit sivjet ka pësuar goditje pasi ai urdhëroi sulme ndaj Iranit së bashku me aleatin e SHBA-së, Izraelin.
Konflikti që pasoi paralizoi një të pestën e tregtisë globale të naftës, duke shkaktuar rritje të çmimit të benzinës që po rëndon mbi familjet amerikane – dhe mbi aleatët republikanë të Trumpit që mbrojnë shumicën në Kongres në zgjedhjet e mesmandatit në nëntor.
Trump, i cili bëri fushatë me premtime për ta mbajtur inflacionin nën kontroll dhe për t’i shmangur luftërat afatgjata, fillimisht u zotua se konflikti me Iranin do të zgjaste disa javë. Por Irani është treguar i qëndrueshëm dhe e ka mbajtur tregtinë e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, kryesisht të bllokuar edhe pse konflikti është ftohur.
Rreth 80% e amerikanëve – përfshirë 87% të demokratëve dhe 71% të republikanëve – mendojnë se përfshirja e SHBA-së në Iran “do të vazhdojë për një periudhë të zgjatur kohore”, zbuloi sondazhi i Reuters/Ipsos. Vetëm 16% kanë thënë se konflikti ka të ngjarë të përfundojë brenda disa javësh.
Trump justifikon çmimet e larta të derivateve Trump ka thënë të premten () në një tubim politik në Garden City në Nju Jork se të paguash “pak më shumë për benzinën tënde” ia vlen kostoja e sigurimit që “një vend shumë i lig” të mos ketë armë bërthamore, një nga arsyet e tij të deklaruara për luftën.
Gjatë gjithë konfliktit, presidenti ka alternuar midis kërcënimeve për përshkallëzim dhe pohimeve se një marrëveshje paqeje është e afërt. Vetëm një në pesë amerikanë – dhe vetëm gjysma e republikanëve – mendojnë se lufta ia ka vlejtur, zbuloi sondazhi i fundit i Reuters/Ipsos.
Shqetësimet në lidhje me luftën dhe çmimet e derivateve i kanë shqetësuar republikanët derisa shpresonin për ta mbrojtur shumicën e ngushtë në Dhomën amerikane e Përfaqësuesve në zgjedhjet e , dhe demokratët gjithnjë e më shumë po e shohin Senatin nën kontrollin e tyre.
Sondazhi i Reuters/Ipsos këtë muaj ka treguar se votuesit preferojnë demokratët kundrejt republikanëve si administratorë më të mirë të ekonomisë për herë të parë në rreth një dekadë. Sondazhi i fundit tregoi se 38% e votuesve mendojnë se demokratët do ta trajtojnë më mirë ekonominë, krahasuar me 35% që preferojnë qasjen republikane.
Demokratët shihen gjithashtu si më të përgatitur për të menaxhuar koston e jetesës. Qasja republikane ndaj imigracionit ka mbetur më popullore se ajo e demokratëve gjatë gjithë mandatit të Trumpit, me një rënie të ndjeshme të kalimeve kufitare dhe një goditje të vazhdueshme në mbarë vendin të urdhëruar nga presidenti Trump.
Por republikanët po humbasin terren mes konfrontimeve vdekjeprurëse dhe një rritjeje të të ndaluarve, përfshirë fëmijët. Rreth 40% e votuesve të regjistruar kanë deklaruar se republikanët kanë qasjen më të mirë ndaj politikës së imigracionit, krahasuar me 38% që zgjedhin demokratët, sipas sondazhit të fundit të Reuters/Ipsos.
Kjo diferencë prej 2 pikësh përqindjeje është më e ulëta e mandatit të Trumpit. Republikanët kryesuan me 26 pikë në janar 2025. Sondazhi i Reuters/Ipsos, i cili u krye në internet, mblodhi përgjigje nga 1.166 të rritur amerikanë në krejt vendin dhe kishte margjinë gabimi prej 3 pikësh përqindjeje në të dy drejtimet. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
