Policia ka evidentuar dy raste të posedimit të narkotikëve në Prizren, gjatë të dielës, më , ku në kontrollet e kryera janë gjetur sasi të kokainës, marihuanës, hashashit, si dhe armë e pajisje të tjera.
Në rastin e parë, i cili ka ndodhur në rrugën “Gani Saramati”, rreth orës , është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në veturën dhe shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 0.72 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 7.26 gramë marihuanë.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur edhe tri peshore elektronike për matjen e substancave narkotike, një detektor, një palë dylbi, dy gëzhoja, pesë fishekë dhe një pushkë ajrore. “Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- shkruan Policia. Ndërkaq, rasti i dytë është regjistruar në rrugën “Ali Hadri”, rreth orës .
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, Policia njofoti se ka gjetur dhe konfiskuar një peshore digjitale, 3.40 gramë hashash, 6.68 gramë kokainë, 1.29 gramë marihuanë, një telefon, një “grinder” dhe 585 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari në këtë rast është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
