Dy raste të posedimit të dyshuar të narkotikëve janë raportuar në Prizren gjatë ditës së djeshme, ku në të dyja rastet policia ka sekuestruar substanca narkotike dhe dëshmi të tjera.
Në rastin e parë, më 17 gusht rreth orës , në rrugën “Gani Saramati”, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në veturën dhe shtëpinë e tij janë gjetur 0.72 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 7.26 gramë marihuanë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe tri peshore elektronike, një detektor, një palë dylbi, dy gëzhoja, pesë fishekë dhe një pushkë ajrore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar rreth orës në rrugën “Ali Hadri”. Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 3.40 gramë hashash, 6.68 gramë kokainë dhe 1.29 gramë marihuanë.
Policia ka sekuestruar gjithashtu një peshore digjitale, një telefon, një grinder dhe 585 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari në rastin e dytë është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
