Kishte vjedhur në fillim të qershorit në një market, identifikohet

0%

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin për vjedhje në një market te rreth i Çagllavicës. Rasti kishte ndodhur në qershor. “Rrethi i Çagllavicës, Prishtinë / – . Është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari m/k, pasi që muaj më parë kishte vjedhur gjësende ushqimore në një market”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Burimi: Telegrafi