Shpërndaje në: Ndonëse ishin të ftuar të gjithë liderët e partive parlamentare “takimi konsultativ” për çështjen e presidentit, takimi i organizuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë përgjigje negative nga tri partitë opozitare shqiptare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i kanë thënë “jo” ftesës së Haxhiut për të martën, me fillim nga ora 9.
Në takim, ndërkaq janë parë duke hyrë përfaqësues të partive në pushtet – si pjesë e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, pjesë e së cilës është edhe Haxhiu. Po ashtu edhe përfaqësues të partive të komuniteteve pakicë. Në ftesë, Haxhiu i kishte ftuar liderët e partive në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes.
Aty theksohej se bëhet fjalë për ftesë për “një takim konsultativ në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht edhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”. PDK-ja dhe Aleanca qysh të shtunën e refuzuan pjesëmarrjen në takim. Sipas tyre, ftesa e Haxhiut ka qenë tentativë manipulimi për afatet.
“Haxhiu më mirë do të ishte t’i kishte shkruar letër (kryesuesit të seancës konstituive, Avni) Deharit që ta thërrasë seancën. Çfarë logjike ka, si mund të ushtrosh mandate dhe të dërgosh letra, kur është dashtë që letrën e parë t’ia dërgojë Deharit. PDK-ja nuk do të jetë në atë takim, ne do të jemi në Kuvend”, pati thënë deputeti Uran Ismaili në një konferencë për shtyp.
Po ashtu, edhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e pati refuzuar atë ditë kërkesën e Haxhiut për takim, e edhe të Kurtit, i cili po ashtu ka ftuar liderët e subjekteve politike për t’u takuar, me synimin që të gjejnë një kandidat apartiak e konsensual për president.
Edhe Arbëri 21 shk 2026 Partitë, duarkryq për presidentin “Ju nuk jeni presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik. Ju e Kurti jeni tepër të tejdukshëm se nuk po kërkoni takim për të gjetur zgjidhje. Po kërkoni takim të gjeni fajtorë për vendimin tuaj që veçse e keni marrë, për ta dërguar vendin në zgjedhje.
Këtë herë edhe në kaos institucional”, ka shkruar Gjini në Facebook. Të hënën, përgjigje të ngjashme dha edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo parti ka thënë se e konsideron Haxhiu në këtë fazë vetëm si një nga deputetet e Kuvendit. Megjithatë, kjo parti ka thënë se mbetet e hapur të bisedojë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“LDK-ja nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga zonja Haxhiu, pasi konsiderojmë se ajo është vetëm një nga deputetet e Kuvendit të Kosovës. Ne jemi të hapur të bisedojmë me kryetarin e LVV-së, z. Albin Kurti, që sa më shpejt ta zhbllokojmë situatën politike në vend, duke i ofruar Kosovës president”, thuhet në përgjigjen e LDK-së.
Haxhiu i ftoi partitë në takim, pasi LDK-ja hoqi dorë nga kërkesat për marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje për formim të institucioneve. Kjo parti ka kërkuar që presidenti të jetë konsensual dhe jopartiak. Megjithatë, kundërshtimet e opozitës lidhen me mosmbajtjën e seancës konstituive të Kuvendit.
Deri tash deputetët janë ftuar dy herë për ta konstituuar legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Deputetët e kanë dhënë betimin, por në pikën e rendit të ditës për ta propozuar kryeparlamentarin, Kurti ka dalë në foltore dhe refuzimin për ta dhënë propozimin e ka arsyetuar me faktin që ende nuk ka marrëveshje me partitë politike për presidentin.
E, sipas tij, Kuvendi nuk bën të konstituohet pa këtë marrëveshje, meqë në të kundërtën do të konsumohej edhe afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit dhe do të imponoheshin zgjedhjet e serishme të parakohshme. Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me aleatët e saj nga radhët e komuniteteve, ka mjaftueshëm vota për ta konstituuar Kuvendin e edhe për ta votuar Qeverinë.
Por, për t’u zgjedhur presidenti kërkohet pjesëmarrja në votim e së paku 80 deputetëve në dy raundet e para. Në rast se zgjedhja nuk mund të bëhet brena 60 ditësh, Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhje të reja të parakohshme. Edhe Arbëri 16 mar 2026 Kosova e trazuar më 2004 Partitë nuk i janë afruar zhbllokimit të ngërçit politik qe gati dy vjet.
Kosova është në cikël të vazhdueshëm krizash që prej zgjedhjeve të shkurtit 2025. Fillimisht pati telashe për konstituim e më pas dështimi për të formuar qeverinë çoi në zgjedhje të dhjetorit. Pas tyre pati konstituim, por nuk pati zgjidhje për presidentin e ri. Më 7 qershor pasuan zgjedhjet e reja.
