Korporata Energjetike e Kosovës (KEK-u) ka njoftuar se për shkak të një defekti teknik të evidentuar në Njësinë A3, është bërë ndalimi i kontrolluar i njësisë. Sipas KEK-ut, ndalimi është bërë në ora , si masë parandaluese, me qëllim të shmangies së dëmtimit të mëtejshëm të pajisjeve.
“ Ndalimi është ndërmarrë si masë parandaluese, me qëllim të ruajtjes së gjendjes teknike të pajisjeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për ndërhyrjen dhe sanimin e defektit ”, thuhet në njoftim. KEK-u ka bërë të ditur se ekipet profesionale janë duke punuar për trajtimin e situatës dhe sanimin e defektit.
Njësia A3 pritet të rikthehet në operim pas përfundimit të ndërhyrjeve të nevojshme dhe verifikimit të kushteve të sigurta për punë.
