Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, përfshihen tri vetura në Kliqinë

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Kliq. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa për momentin nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar.

Si pasojë e aksidentit, në këtë pjesë të rrugës është krijuar vështirësi në qarkullim.Ekipet policore pritet të dalin në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti. Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com