Nesër mot me diell e vranësira, priten reshje shiu dhe rrufe

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që e marta të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira. Gjatë ditës, në zona të caktuara, vranësirat mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh . Në zonat ku zhvillohen dukuri konvektive, pritet edhe rritje e përkohshme e shpejtësisë së erës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C , ndërsa maksimalet nga 24 deri në 28°C . Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–9 m/s , ndërsa gjatë dukurive konvektive mund të forcohet përkohësisht. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com