Atalanta i jep lamtumirën zyrtarisht Gjimshitit: Faleminderit nga

0%

Berat Gjimshiti tashmë është edhe zyrtarisht me dokumente një futbollist i Al Dirijah në Arabinë Saudite. Procedurat burokratike nuk kishin përfunduar ndaj klubi i Atalantës nuk kishte shpallur publikisht “divorcin” me kapitenin e Kombëtares shqiptare.

Por kjo ka ndodhur sot, me një postim në faqen e klubit që i ka dhënë lamtumirën futbollistit shqiptar, i cili u bë pjesë e disa prej faqeve më të lavdishme të historisë së këtij klubi. “Pas tetë sezonesh e gjysmë me zikaltrit, Berat Gjimshiti transferohet te Al-Dirijah FC Atalanta BC njofton transferimin përfundimtar të Berat Gjimshitit te Al-Dirijah.

Mbrojtësi 33-vjeçar shqiptar përfundon kështu një periudhë emocionuese në Bergamo, pasi ka veshur fanellën e zikaltërve 334 herë dhe ka shënuar 10 gola. Këto shifra kanë kontribuar ndjeshëm në historinë e kohëve të fundit të klubit, duke kulmuar me trofeun e parë historik ndërkombëtar të Atalantës në finalen e UEFA Europa League më , me Gjimshitin si kapiten të ekipit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Familjet Perkasi dhe Paljuka, si dhe i gjithë klubi zikaltër, i shprehin falënderimet e tyre të përzemërta Beratit, jo vetëm për kontributin e tij në fushë, por edhe për angazhimin, përkushtimin dhe besnikërinë e tij ndaj klubit. Ata i urojnë atij fat të mbarë në këtë përvojë të re profesionale dhe për të ardhmen e tij”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Burimi: Bota Sot