Nata e 17 janarit 1982, kur në Gjermani u vranë Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, kishte shënuar edhe një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për bashkimin e organizatave ilegale shqiptare. Sipas Saime Isufit, pikërisht atë natë kishte ndodhur bashkimi i organizatave, pas një procesi të gjatë bashkëpunimi dhe përpjekjesh për formalizimin e tij.
Duke folur në RTV Dukagjini në emisionin “Dosje” te moderatori i Debat Plus-it, Ermal Panduri, Isufi ka treguar për raportet mes Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, për organizimin e demonstratave të vitit 1981 në Evropë, si dhe për platformën që synonte bashkimin e organizatave shqiptare.
Isufi tha se për veprimtarinë e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës kishte dëgjuar derisa ishte studente në Prishtinë. Në vitin 1979, kur Jusuf Gërvalla u largua nga Kosova, në mesin e studentëve, sipas saj, flitej për largimin e një poeti dhe gazetari të njohur. “Kisha dëgjuar për të, se po nxirrte ‘Lajmëtarin e Lirisë’, nuk dija më tepër”, th a Isufi.
Më shumë për veprimtarinë e Jusuf Gërvallës kishte mësuar më vonë, pasi kishte shkuar në Zvicër dhe kishte parë nga afër kontaktet dhe bashkëpunimin e tij me Kadri Zekën. Ajo ka rrëfyer se i kishte takuar personalisht Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën dhe se së bashku me Kadri Zekën kishin udhëtuar në Gjermani, ku kishin marrë pjesë në një organizim për 28 Nëntorin.
“ Kemi festuar 28 Nëntorin bashkë në Gjermani, në një sallë ku ishin mbledhur bashkëatdhetarët. Aty kanë mbajt fjalim Kadriu, Jusufi, u janë përgjigjur bashkëatdhetarëve në pyetjet e tyre ”, tregoi ajo. E pyetur për raportet mes Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, Isufi ka thënë se ato kishin qenë jashtëzakonisht të afërta. “Shumë të mira. Më shumë se vëllazërore”, tha ajo.
Sipas Isufit, bashkëpunimi ishte intensifikuar veçanërisht pas demonstratave të pranverës së vitit 1981 në Kosovë. Ajo tha se Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe veprimtarë të tjerë kishin bashkëpunuar në organizimin e demonstratave të mërgatës shqiptare në Evropë.
Një moment i rëndësishëm, sipas saj, ishte 11 prilli 1981, kur në Bernë të Zvicrës ishte organizuar një demonstratë me bashkëatdhetarët shqiptarë. “Hapin për t’i bërë demonstratat e ’81-ës e ka bërë Kadri Zeka” , deklaroi Isufi, duke shtuar se në organizime dhe vendimmarrje kishin bashkëpunuar edhe Jusuf Gërvalla dhe Ibrahim Kelmendi.
Ajo tha se gjatë vitit 1981 në Evropë ishin organizuar dhjetë demonstrata në mbështetje të kërkesave të shqiptarëve në Kosovë. Isufi ka folur edhe për tezat e “Frontit Popullor për Republikën e Kosovës”, të hartuara në maj të vitit 1981. Sipas saj, dokumenti ishte konceptuar si platformë për afrimin dhe bashkimin e organizatave që vepronin në ilegalitet.
“ Kur plasën demonstratat e pranverës ’81, atëherë dolën në shesh shumë veprimtarë, shumë organizata dhe kërkonin njëri-tjetrin. Erdhi koha e një platforme të përbashkët për t’u bashkuar organizatat”, tha ajo.
Sipas Isufit, platforma ishte hartuar nga Komiteti Drejtues i Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës (OMLK), ndërsa në hartimin e saj kishin rol Kadri Zeka dhe Mehmet Hajrizi, si pjesëtarë të këtij komiteti. “Kadri Zeka ishte hartues, edhe Mehmet Hajrizi, se këta kanë qenë në Komitetin Drejtues”, d eklaroi Isufi.
Ajo tha se tezat më pas ishin dërguar në Zvicër dhe ishin përdorur nga Kadri Zeka në përpjekjet për bashkimin e organizatave. E pyetur nëse Jusuf Gërvalla e kishte pranuar këtë platformë, Isufi u përgjigj pozitivisht, duke theksuar se mes tyre bashkëpunimi praktik tashmë ekzistonte dhe kishte mbetur të formalizohej edhe në formë të shkruar.
“Ve tëm formaliteti i bashkimit me shkrim ka qenë në pyetje. Përndryshe, ata ishin të bashkuar. Ata vërtet ishin të bashkua r”, tha ajo. Sipas rrëfimit të saj, pikërisht më kishte ndodhur edhe bashkimi i organizatave. “ Dhe më , atë natë, ka ndodhur bashkimi i organizatave” , deklaroi Isufi.
Kur Panduri e pyeti nëse kjo nënkuptonte se bashkimi kishte ndodhur pikërisht natën e vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, Isufi u përgjigj: “Po, po”. Saime Isufi foli edhe për strukturën e OMLK-së, për të cilën tha se kishte vepruar për një periudhë të gjatë në ilegalitet dhe kishte krijuar celula edhe në Perëndim.
Sipas saj, ndryshimet e emrit të organizimit gjatë viteve ishin përdorur edhe si taktikë për t’iu shmangur përndjekjes nga organet jugosllave.
