Rodri mbërrin në Barcelonë: Të luaj për këtë ekip është një ëndërr

0%

Rodrigo Hernández Cascante, i njohur si Rodri, ka mbërritur në Barcelonë për të finalizuar transferimin te klubi katalanas dhe për t’u bërë afrimi i madh i Barcelonës në merkaton e kësaj vere. Pas afrimeve të Gordon, Adeyemi, Bisiëu dhe Cancelo, mesfushori madrilen është goditja kryesore e merkatos blaugrana, ndërsa klubi vijon të punojë edhe për afrimin e një sulmuesi të ri.

Barcelona dhe Manchester City kanë arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e Rodrit. Sipas marrëveshjes, Barça do të paguajë 60 milionë euro fikse, ndërsa 11 milionë euro të tjera do të jenë në formën e bonuseve, në varësi të titujve të fituar. Rodri mbërriti në terminalin e fluturimeve private të El Pratit, ku u prit nga një numër i madh gazetarësh.

Në fjalët e para pas mbërritjes në Barcelonë, mesfushori u shpreh i lumtur për transferimin. “Jam i lumtur që mbërrita. Kanë qenë disa ditë intensive, por jam shumë i lumtur që jam këtu. Të luash për Barcelonën është një ëndërr. Të shkojmë për Championsin dhe për gjithçka që na del përpara”, tha Rodri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas mbërritjes, mesfushori u nis drejt hotelit ku do të qëndrojë deri në momentin kur të vendoset në banesën e tij të re. Të martën në mëngjes, Rodri do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe fizike, përpara se të firmosë kontratën me Barcelonën.

Nëse të gjitha procedurat burokratike dhe shkëmbimi i dokumenteve mes Barcelonës dhe Manchester Cityt përfundojnë në kohë, klubi katalanas planifikon ta prezantojë zyrtarisht Rodrin të martën rreth orës .

Burimi: Bota Sot