Trumpi humb edhe një betejë – Gjykata Supreme: Paguaj 5.6 milionë

0%

Presidenti amerikan Donald Trump ka pësuar një tjetër humbje në betejën e tij ligjore me shkrimtaren E. Jean Carroll. Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Trumpit për ta rihapur rastin dhe ka lënë në fuqi vendimin që ai t’i paguajë Carroll 5.6 milionë dollarë (rreth 4.8 milionë euro) për abuzim seksual dhe shpifje. Trump tashmë e ka paguar këtë shumë, shkruan CNN, përcjell Sinjali.

Çështja nisi pasi Carroll e akuzoi Trumpin se e kishte sulmuar seksualisht në një dyqan në New York në vitet ’90. Ajo gjithashtu e paditi për shpifje, pasi Trump i kishte mohuar akuzat dhe e kishte akuzuar se po e trillonte historinë. Në vitin 2023, një juri e shpalli Trumpin përgjegjës dhe vendosi që ai t’i paguante Carroll 5 milionë dollarë .

Trump e kundërshtoi vendimin dhe vazhdoi betejën ligjore deri në Gjykatën Supreme, por edhe aty kërkesa e tij u refuzua. Avokatja e Carroll, Roberta Kaplan, tha se vendimi i jurisë tashmë është përfundimtar dhe nuk mund të kundërshtohet më në gjykatë. Trump vazhdon t’i mohojë akuzat dhe e ka cilësuar rastin si pjesë të asaj që ai e quan “gjueti shtrigash”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, kjo nuk është beteja e vetme ligjore mes Trumpit dhe Carroll. Një tjetër vendim, që e obligon Trumpin të paguajë 83 milionë dollarë (rreth 71.2 milionë euro) , është ende në pritje të shqyrtimit nga Gjykata Supreme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com