Arrestohet në Jarinjë për falsifikim, në shtëpi i gjenden 45 fishekë

0%

Një rreth 40-vjeçar, me inicialet I.S., është arrestuar sot në Jarinjë, në kuadër të hetimeve për një rast të falsifikimit të dokumenteve. Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit kujdestar është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Leposaviq. Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm , si dhe disa pjesë të uniformës.

Ndërkohë, si provë materiale për rastin e falsifikimit të dokumenteve është sekuestruar edhe një telefon personal Redmi 5G . Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orësh , me vendim të prokurorit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com