Pas dështimit në Kupën e Italisë, sezoni i Lazios dhe Gattusos

0%

Gennaro Gattuso e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën e tij te Lazio. Humbja ndaj Mantovas që solli eliminimin nga Kupa e Italisë, ishte një shuplakë e fortë për trajnerin kalabrez, gjë që e pranoi edhe ai vetë pa iu ardhur rrotull fjalëve.

Pas një faze përgatitore të mirë, hapi fals në ndeshjen e parë zyrtare rëndon shumë dhe hedh hije të mëdha mni një kampionat që për skuadrën romane parashikohet si malore. Ndërsa për bookmakers, kuotat më të ulëta për trajnerin e parë që do të shkarkohet në Serie A, janë pikërisht për Gattuson Paraditen e kësaj të hëne, skuadra u grumbullua në Formello për një seancë të lehtë stërvitoreje.

Programi ishte fiksuar që përpara ndeshjes me Mantova dhe kështu kjo stërvitje pas ndeshjes nuk interpretohet si ndëshkuese. Por duke parë eliminimin e papritur, ky grumbullim ishte mundësia e duhur për të gjithë që të shihnin njëri-tjetrin në sy dhe për të kuptuar motivet e kësaj humbjeje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajneri dhe lojtarët qëndruan në dhomën e zhveshjes përpara se të zbrisnin në fushën stërvitore dhe folën e u përpoqën të kuptonin arsyen e asaj paraqitjeje shumë të shëmtuar për të qenë e vërtetë, sidomos duke parë paraqitjet e skuadrës në ndeshjet miqësore.

Mes arsyeve të këtij dështimi të Lazios ishte dhe përgatitja shumë e ngarkuar e aplikuar nga trajneri, por peshuan shumë edhe vështirësitë e hasura nga futbollistët që të shfaqeshin në një nivel të rëndësishëm ndaj një skuadre që kishte studiuar mirë mënyrën sesi do t’i përballonin dhe kjo është një sirenë alarmi që nuk duhet nënvlerësuar.

Por te starti fals i sezonit të Lazios ka ndikuar edhe merkatoja ende e paplotësuar për shkak të disa kufizimeve që klubi duhet të respektojë. Ardhja e Frattesit nuk mjafton për të maskuar mungesat e një skuadre së cilës i duhen të paktën edhe 2 përforcime të tjera, një në sulm dhe tjetri në mbrojtje. Tratativat janë në zhvillim e sipër, por për momentin kanë ngecur.

Për rolin e qendërsulmuesit emrat që po lakohen janë ata të Icardit dhe Pinamontit, ndërsa për mbrojtjen lista është më e gjatë. Por për momentin nuk duket se ka asnjë mbyllje të shpejtë të këtyre operacioneve. Por disfata me Mantovan tregoi se nuk ka më kohë për t’u humbur, përforcimet që mungojnë duhen bërë sa më shpejt të jetë e mundur.

Burimi: Bota Sot