Deri në orën janë regjistruar gjithsej 22 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat shtatë janë aktive, dy janë nën kontroll dhe 13 janë shuar.
Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se zjarret janë aktive në fshatrat Moranë – Vërtekic – Gaber (pyll i përzier), Batincë, Komuna e Studeniçanit, fshati Paligrad (bimësi e ulët dhe pyll), Komuna e Zelenikovës, vendi i quajtur Vidush, te fshati Dragov Doll dhe fshati Llokvicë (bimësi e ulët, pyll me kërcell të ulët dhe shkurre), fshati S’lp, komuna e Gorno Sello, komunat Veles dhe Zelenikovë (Komuna e Velesit), me zgjerim në fshatin Karabunjiste, fshatin Buzallkovë dhe fshatrat Dobrinë dhe Tisovicë (komuna e Zelenikovës) (bimësi e ulët, pyll lisi dhe shkoze dhe pyll lisi cilësor), fshatrat Kopance dhe Tudence (Komuna Jegunovcit), me zgjerim në fshatin Bojanë (Komuna e Sarajit) (pyll i përzier) dhe fshati Çanishte (bimësi e ulët), Komuna e Prilepit.
Nën kontroll janë zjarret në deponitë e mbeturinave në fshatin Zheleznicë, rajoni i Kratovës, dhe në Dellçevë. Janë shuar zjarret në: Komuna e Kumanovës: fshati Tabanocë – vendi i quajtir Slanishtë (bimësi e ulët).Komuna e Krushevës 1: fshati Aldanci dhe fshati Norovo (bimësi e ulët dhe pyll lisi i degraduar me kërcell të ulët).Komuna e Krushevës 2: fshati Borino dhe fshati Zhitoshe (bimësi e ulët dhe pyll lisi i degraduar).Komuna e Prilepit: vendi i quajtur Toçila (bimësi e ulët dhe drithëra).Komuna e Dollnenit: fshati Vrapçe dhe fshati Belo Pole (bimësi e ulët).Komuna e Manastirit: fshati Kazhani (bimësi e ulët).Komuna e Resnjës: në fermën në Resnjë (fidanë molle).Komuna e Shtipit: fshati Balkanska (bimësi e ulët).Komuna e Zhelinës: fshati Cerovë (bimësi e ulët, shkurre dhe pyll me kërcell të ulët).Komuna e Dojranit: fshati Furka (bimësi e ulët dhe manaferra).Komuna e Strugës: fshati Delogozhdë (bimësi e ulët).Komuna e Rosomanit: fshati Rosoman (deponi).Komuna e Studeniçanit: rrugë nga fshati Koliçani në fshatin Pagarushë (bimësi e ulët dhe mbeturina).
