E kritikonin Hamzën se ia rrëmbeu postin Memli Reperit. Nganjëherë shqiptari nuk sheh më larg se hija e tij. Ku ndodhet sot PD, që nga dita kur në krye të saj erdhi zoti Bedri Hamza? Ajo po thyen shtigje. Në zgjedhjet e fundit ajo erdhi duke u ngritur, ngadalë po sigurt. Po me gjysmën e shtatorit, ajo mund të fluturoi tërësisht. Shenjat po jepen tashmë.
Të gjithë të tjerët po kërkojnë të afrohen e ti ndajnë postet, kurse zoti Hamza tha: Unë kam folur njëherë. Pse të flitet dy herë. Populli thotë se burri flet njëherë. Deti kos u bëftë. Kur e panë vendosmërinë e PD edhe AAK iu bashkua në idenë e saj. Dikush duhet të mendoi për shtet e atdhe. Nëse ne nuk e bëjmë këtë, nga kush duhet të presim?
Kurti po flet, e po flet, e s´po ndalet kurrë, por mbledhjen e kuvendit nuk po e thërret, se nuk po e thërret. Koha po kalon. Shtatori po afrohet e Kosova ende pa organe. Pse mos të inaugurohet kuvendi me ceremoni siç i ka hije, e deputetët ta pranojmë misionin e tyre që ti shërbejnë atdheut, siç i kanë shërbyer deri më sot.
Sapo të inaugurohet parlamenti pastaj të fillojnë bisedimet për president. Po dështoi çdo gjë, të fillojnë përgatitjet për zgjedhje, si herën e fundit. Kjo procedurë duhet respektuar. Kështu e thotë edhe kushtetuta. Akuzat se ne po kërkojmë që të inaugurohet parlamenti, pastaj të shkaktojmë kaos me zgjedhjen e presidentit dhe si shkas të shpallen zgjedhjet e ardhshme, nuk qëndron.
Këto janë akuza të qeverisë dhe Kurtit. Kjo nuk është strategji e PD, ta paraqesim Kurtin si të paaftë në formimin e organeve shtetërore dhe t’ia rrëmbejmë pushtetin. Ne kërkojmë vetëm të funksionoi shteti. Kaosi nuk është në traditën tonë. Deputetët tanë në takimin e fundit në parlament nuk shkaktuan as shtyrje, as sulm, e as kaos. Ne vetëm insistonim të thirrej seanca e konstituimit.
Këtë po e kërkon SHBA, EU dhe i tërë perëndimi. Nuk kemi kohë për të humbur. Populli po na kupton se ne e kemi për të mirën e atdheut, të cilit gjithmonë i kemi dal zot. Derisa ne e kishim pushtetin nuk i kishim këto probleme. Me ardhjen e Kurtit dhe LVV, gjithçka ndryshoi. Ganja u detyrua t’ia kapte Kurtit, mikrofonin, kurse Timja ta hudhte me vezë.
Po ju njoftojmë gjithashtu se ne nuk qëndrojmë vetëm me kërkesat dhe veprimin tonë. Pas e kemi po ashtu edhe AAK, kurse shpresojmë që edhe LDK do të jetë pjesë e akteve tona. Ata ende si kanë përfunduar analizat se si do të veprojnë, por mos harroni se Abdixhiku gjithmonë ishte pjesë e ekipit tonë.
Siç po shkojnë punët, do të shihemi në zgjedhjet e ardhshme që së shpejti do të shpallen, pastaj ta shohim se ku do të mbetet Kurti. E bëjmë me dije se PD në radhë të parë, por edhe AAK dhe LDK do të jenë shpëtimtarët e Kosovës, për këtë na duhet vetëm vota e popullit, që ne të startojmë me programin tonë sanues.
