Norvegjia e Haalandit synon nismë të mbarë

0%

Shpërndaje në: Iraku dhe Norvegjia kaluan rrugë shumë të ndryshme drejt Kupës së Botës. Por ato do të përballen në stadiumin “Gillette” me kapacitet prej 64 mijë ulësesh, në ndeshjen e parë të Grupit I të Kupës së Botës. Ndeshja luhet në natën mes të martës dhe të mërkurës. Iraku ishte përfaqësuesja e fundit që siguroi kualifikimin, ndërsa Norvegjia e siguroi biletën për herë të parë që nga viti 1998. Mbrojtësit e Irakut i pret detyrë e vështirë për të ndalur një prej sulmuesve më të mirë në Botë, Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester Cityt ka shënuar 55 gola në 50 ndeshje për Norvegjinë. Iraku do të mbështetet në sulmuesin, Aymen Husseini. Do të jetë hera e parë që Iraku dhe Norvegjia do të përballen.

Burimi: Koha