Trump kërcënon të bombardojë Omanin nëse i pengon bisedimet SHBA-Iran

0%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të fillojë sulme kundër Omanit nëse “pengon” bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit për Ngushticën e Hormuzit, ka raportuar të hënën, më , televizioni Euronews .

“Nëse Omani na pengon, do t’i bombardojmë plotësisht”- ka deklaruar Trump në një intervistë me “Fox News” të hënën, më , derisa skadoi memorandumi mirëkuptimit SHBA-Iran, i arritur në qershor.

Teherani ishte në bisedime të vazhdueshme me Omanin mbi krijimin e një kalimi të sigurt për anijet tregtare përmes Ngushticës, pikë strategjike transiti nafte dhe gazi që lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar në fillim të gushtit se negociatat me Omanin janë në “fazat përfundimtare”, por ka theksuar se çdo marrëveshje midis dy shteteve nuk do të thoshte që Ngushtica e Hormuzit do të rihapej, pasi kjo varej nga “kushte” shtesë, sipas medias shtetërore iraniane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, ka theksuar të hënën se bisedimet midis dy palëve po vazhdojnë ndërsa po punojnë drejt një marrëveshjeje të përbashkët, raporton agjencia iraniane e lajmeve, Fars.

Ai thuhet se shtoi se ishte arritur një “mirëkuptim” midis Iranit dhe Omanit mbi “udhërrëfyesin e navigimit” në Ngushticë – ku zakonisht bartet rreth një e katërta e tregtisë botërore të naftës me transport detar. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo