MINTI: Ueb-faqja e Konsumatorit, cak i sulmit kibernetik

0%

Shpërndaje në: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar të hënën se uebfaqja konsumatori.rks-gov.net është bërë cak i një sulmi kibernetik. Përmes një njoftimi për publikun, MINTI bëri të ditur se ueb-faqja është sulmuar gjatë ditës, ndërsa aktualisht po punohet për rikthimin dhe funksionalizimin e plotë të saj.

Deri në rikthimin e shërbimeve online, qytetarët janë udhëzuar që ankesat dhe kërkesat e tyre t’i drejtojnë përmes kanaleve alternative të komunikimit. “Ankesat mund të dërgohen në adresën elektronike [email protected] , ndërsa qytetarët mund të kontaktojnë edhe përmes Viber-it në numrin +383 (0) 46 311-000”, thuhet në njoftim.

MINTI nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me natyrën e sulmit, autorët e mundshëm apo nëse nga incidenti janë prekur të dhënat e përdoruesve. Ministria ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka bërë të ditur se mbetet në dispozicion përmes kanaleve alternative të komunikimit deri në rikthimin e ueb-faqes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha