Ministri Hoti: Na thonin se ura s’bëhet, bëhet-bëhet!

0%

Ministri në detyrë i Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka thënë se shteti nuk ndërtohet duke u pajtuar me status quo-në, por duke ushtruar përgjegjësitë e tij.

“Prania e Policisë së Kosovës pranë urës së Ibrit dhe garantimi i qarkullimit të lirë e të sigurt për të gjithë qytetarët është dëshmia më e mirë se Republika e Kosovës sot ka kapacitet, autoritet dhe institucione që e ushtrojnë mandatin e tyre në çdo cep të territorit të saj. Për vite me radhë na është thënë se “nuk bëhet”. Se Veriu nuk preket.

Se ura e Ibrit është vijë që nuk duhet kaluar. Se vendosja e rendit dhe ligjit rrezikon stabilitetin. Madje, për vite të tëra, frika dhe status quo-ja na janë shitur si maturi politike. Por tashmë u dëshmua e kundërta: Bëhet. Bëhet me vendosmëri, me institucione funksionale, me ligj dhe në bashkërendim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo që dikur paraqitej si sfidë e patejkalueshme, sot po bëhet normalitet. Sepse normalitet është që qytetarët të lëvizin lirshëm. Normalitet është që Policia e Kosovës të kujdeset për sigurinë në tërë territorin e Republikës. Dhe normalitet është që një urë të bashkojë njerëzit, jo t’i ndajë ata ” shkruan Hoti në reagim.

Burimi: Bota Sot