Pamje të publikuara në rrjetet sociale kanë ngritur shqetësime për ndotjen e ajrit në zonën përreth fabrikës “Sharrcem” në Han të Elezit. Në rrjetin social janë publikuar pamje ku është vërejtur një sasi e madhe pluhuri në hapësirën përreth fabrikës. Në publikim ngrihen shqetësime lidhur me cilësinë e ajrit dhe ndikimin e mundshëm të pluhurit në shëndetin e banorëve të zonës.
“Kallen gomat në Han të Elezit”, qytetarët protestojnë kundër ndotjes së mjedisit “Ajri është i të gjithëve – shëndeti i qytetarëve duhet të jetë prioritet!”, thuhet në reagimin e publikuar bashkë me pamjet. Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga “Sharrcem” lidhur me pamjet dhe pretendimet për ndotje.
Po ashtu, nuk është bërë e ditur nëse institucionet përgjegjëse kanë kryer matje apo inspektim lidhur me situatën e paraqitur në pamje.
