Tensionet me Iranin, Trump kërcënon Omanin: Nëse na del përpara, do

0%

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Omanin me sulme ushtarake nëse ky vend ndërhyn në çështjen e Ngushticës së Hormuzit, në një kohë kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta.

Trump e bëri deklaratën gjatë një interviste me gazetarin e Fox News, Trey Yingst, duke paralajmëruar se Uashingtoni do të reagojë ashpër nëse Omani “i del përpara” SHBA-së në këtë çështje. “Nëse Omani na del përpara, do ta bombardojmë pa mëshirë”, deklaroi Trump.

Paralajmërimi vjen pasi Irani ka zhvilluar bisedime me Omanin lidhur me administrimin dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të energjisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kishin arritur në qershor një Memorandum Mirëkuptimi që parashihte ndërprerjen e armiqësive dhe një periudhë 60-ditore negociatash për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, përfshirë çështjen bërthamore dhe Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, afati 60-ditor ka përfunduar pa një marrëveshje përfundimtare, duke shtuar pasigurinë për vazhdimin e armëpushimit dhe zhvillimet e ardhshme mes Uashingtonit dhe Teheranit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com