Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim të ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se takim mund të zhvillojnë vetëm me kryetarët e partive. “Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin.
Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”- thënë Abdixhiku për TV Dukagjini më .
Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa ka insistuar që fillimisht të rikthehet funksionaliteti i Kuvendit dhe të respektohet rendi kushtetues.
Edhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka kundërshtua r ftesën e Haxhiut për takim me liderët politikë, duke thënë se Aleanca nuk do të marrë pjesë në një proces që, sipas tij, nuk synon zgjidhjen e krizës institucionale.
Në letrën drejtuar Haxhiut, Gjini ka pretenduar se ajo nuk ka mandat për të marrë rolin e “unifikueses së spektrit politik”, duke argumentuar se takimi nuk është thirrur për të gjetur një zgjidhje, por për t’ua atribuar partive të tjera përgjegjësinë për dërgimin e vendit në zgjedhje.
Haxhiu ka ftuar liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend për takim më , në ora , në Zyrën e Presidentes. Sipas ftesës, në takim pritet të diskutohet për zhvillimet politike e institucionale dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese.
Ndërkohë, kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive, në mënyrë që të zhbllokohet situata institucionale.
Dehari ka thënë se zhvillimet e para tri ditëve në Kuvend ishin pikërisht ato për të cilat kishte paralajmëruar, duke vlerësuar se çdo tentim për vazhdimin e seancës pa një marrëveshje politike vetëm sa e rrit tensionin dhe rrezikun për përplasje fizike brenda sallës së Kuvendit.
Në anën tjetër, pas qëndrimit të fundit të LDK-së, PDK-ja ka deklaruar se Vetëvendosje i ka votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve. LDK-ja ka deklaruar se është e gatshme të heqë dorë nga kërkesat për pozita në Qeveri, Kuvend dhe Presidencë, me qëllim të zhbllokimit të situatës politike.
