Adeyemi shkëlqen me Barcelonën, shënon golin e parë dhe merr lëvdata

0%

Karim Adeyemi ka bërë paraqitjen e tij më të mirë në fazën përgatitore me Barcelonën, duke shënuar golin e parë me fanellën katalanase në fitoren 5-2 ndaj Basel. Sulmuesi gjerman, i cili iu bashkua Barcelonës këtë verë nga Borussia Dortmund, ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes. Përveç golit, Adeyemi asistoi edhe Hamza Abdelkarimin për golin e dytë të Barcelonës.

Paraqitja e tij ka marrë vlerësime të shumta nga mediat spanjolle. “Marca” e cilësoi Adeyemin si një prej protagonistëve të ndeshjes, duke vlerësuar paraqitjen e tij në të dyja krahët e sulmit. Ndërkohë, “Sport” e përshkroi 24-vjeçarin si “yllin e mbrëmjes” , duke e cilësuar këtë si paraqitjen e tij më të mirë në fazën përgatitore.

Adeyemi po synon të fitojë një vend në formacionin titullar të Hansi Flickut, por konkurrenca në repartin ofensiv të Barcelonës është e madhe, me lojtarë si Lamine Yamal, Raphinha dhe Anthony Gordon. Transferimi i Adeyemit nga Dortmundi te Barcelona u realizua për rreth 22 milionë euro, ndërsa marrëveshja mund të arrijë deri në 29 milionë euro me bonuset.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu, Dortmundi ka siguruar 35 për qind të shumës së një shitjeje të ardhshme të futbollistit. Adeyemi kishte pasur një sezon të vështirë në Dortmund, ku nën drejtimin e Niko Kovaç humbi vendin e titullarit. Tani, ai po kërkon një fillim të ri në Barcelonë.

Pas debutimit të tij, Hansi Flick kishte kërkuar më shumë nga sulmuesi gjerman, duke thënë se ai kishte parë një Adeyemi më të mirë në stërvitje dhe se lojtari kishte potencial të madh. Me golin dhe asistimin ndaj Baselit, Adeyemi duket se ka dhënë përgjigjen e parë në fushë dhe ka nisur të fitojë besimin e trajnerit gjerman. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com