PDK nesër në Kuvend për seancë konstituive: Deputetët janë zgjedhur

0%

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se i ka dërguar kërkesë Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstituive, që më , me fillim nga ora , të thërras vazhdimin e seancës konstituive.

Kjo parti ka shkruar se i rikujton Deharit që ndodhet në pozitën e kryesuesit vetëm për të mundësuar zhvillimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit por jo edhe për të vendosur politikisht nëse dhe kur të vazhdojë ajo.

“Roli i tij është procedural, i përkohshëm dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.”- thuhet në postimin e PDK-së të datës . “Deputetët janë zgjedhur për të qenë në Kuvend e jo për të pritur vullnetin politik të dikujt”- konsideron PDK, derisa ka njoftuar se nesër, më , në ora do të jenë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës më në mëngjesin e kanë qëndruar para derës së Qeverisë së Kosovës. Nga kjo parti ka kërkuar nga kryeministri në detyrë e njëkohësisht edhe deputeti i betuar i legjislaturës së 11-të, Albin Kurti, që të thirret seanca konstituive. Eliza Hoxha nga PDK ka thënë se Albin Kurti dhe ministrat në detyrë kanë uzurpuar pozitat dhe institucionet.

Ajo ka deklaruar para mediave, se te Qeveria janë për të ia ndaluar hyrjen Albin Kurtit në qeveri, duke pretenduar se ai e ka marrë peng këtë institucion. “Kurti duhet ta kuptojë, që në vend se ta sabotojë Kuvendin, ai duhet të vijë aty dhe të krijojë mundësi për ta konstituuar Kuvendin.

Ajo është puna e tij parësore që duhet ta bëjë si fitues i zgjedhjeve të fundit: ta propozojë emrin dhe të ecim përpara në themelimin e institucioneve”- ka deklaruar Hoxha. Duke thënë se Kurti nuk mund të jetë mbi shtetin, Hoxha ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të jetë mbi Kushtetutën e Kosovës.

Kriza rreth konstituimit të Kuvendit ka vazhduar edhe pas tejkalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në aktgjykimin e , Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese.

Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës. Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja.

Burimi: Kallxo