Sot varrosen vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik në

0%

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit vëllezërve Hajdar dhe Bujar Matarova, të cilët humbën jetën mbrëmë në aksidentin e rëndë të trafikut në fshatin Surkish të Podujevës, rast për të cilin Gazeta Sinjali raportoi më herët. Sipas njoftimit mortor të familjes, varrimi i dy vëllezërve do të bëhet sot, më 17 gusht, në ora , në varrezat e fshatit Dumnicë, te “Lisi i Shegës”.

Hajdar Matarova, i lindur më , dhe Bujar Matarova, i lindur më , humbën jetën pas përplasjes së rëndë mes një Volkswagen Golf me targa gjermane dhe një BMW-je. Aksidenti ndodhi më 16 gusht, rreth orës , në afërsi të marketit “Hana Center” në Surkish. Dy vëllezërit ndodheshin në Golf dhe, si pasojë e lëndimeve të rënda, humbën jetën.

Sinjali ka mësuar se drejtuesi i BMW-së është Getoar Ajvazi , 31 vjeç. Ai ka pësuar lëndime trupore dhe, pas trajtimit mjekësor, me urdhër të Prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa Njësia e Hetimeve të Trafikut është autorizuar të hetojë rrethanat e aksidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trupat e pajetë të viktimave janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe janë dërguar për obduksion. Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar dhe mbetet objekt i hetimeve.

Këta janë vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik në Podujevë Tragjedi në Podujevë: Dy të vdekur pas përplasjes së Golfit me BMW-në – njëri shofer ndalohet për 48 orë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com