Një person është arrestuar në Shtërpcë nën dyshimin se ka sulmuar zyrtarët policorë derisa ata ishin duke kryer detyrën. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit kur dyshohet se sulmoi zyrtarët policorë.
Pas arrestimit, sipas Policisë, i dyshuari në stacionin policor ka demoluar dhe dëmtuar derën e një zyre, ndërsa gjatë këtij veprimi ka pësuar edhe lëndime trupore. “Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”- thuhet në raportin e Policisë të datës I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
