Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka bërë deklarata të ashpra lidhur me luftën në Gaza, duke thënë se forcat izraelite duhet të vrasin “30 ose 40” persona çdo natë dhe të shkojnë përtej atyre që paraqesin rrezik të menjëhershëm.
Ben-Gvir i bëri komentet gjatë një podcasti me Rom Braslavskin, një ish-i burgosur izraelit që ishte mbajtur në Gaza gjatë luftës së nisur pas sulmeve të udhëhequra nga Hamasi në tetor të vitit 2023. Episodi u publikua të dielën dhe deklaratat e tij u shpërndanë gjerësisht edhe në mediat palestineze. “Atje ka njerëz që nuk e meritojnë të jetojnë. Ata nuk duhet të jetojnë.
Ata nuk janë as njerëz”, deklaroi Ben-Gvir, duke bërë thirrje për vrasje të synuara të palestinezëve në Gaza. Deklaratat e tij janë pjesë e një serie qëndrimesh ekstreme që ministri i krahut të djathtë ka shprehur gjatë luftës. Ben-Gvir është pjesë e koalicionit qeverisës të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ka nën përgjegjësi policinë dhe shërbimin e burgjeve të Izraelit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
