Kryeministri britanik bie pre e mashtrimit, shkëmbeu mesazhe me një

0%

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, shkëmbeu mesazhe me një person që hiqej si një prej këshilltarëve më të afërt të Donald Trumpit, shkruan Politico . Kryeministri i ri komunikoi me një person që pretendonte se ishte shefja e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, përpara se të dyshonte se kontakti nuk ishte i ligjshëm, sipas disa zyrtarëve.

“Ne nuk komentojmë çështjet e sigurisë kombëtare”, tha Downing Street. Një person i informuar për komunikimet tha se, pasi kryeministri hyri në Downing Street 10, u shkëmbyen “disa mesazhe”, por këmbënguli se ato “nuk kishin ndonjë rëndësi”. Ambasada britanike në Uashington ishte aq e shqetësuar për incidentin, saqë e ngriti çështjen me Shtëpinë e Bardhë.

Brenda qeverisë britanike kishte shqetësime se telefoni i Wiles mund të ishte hakuar sërish. Raportohet se vitin e kaluar, Shtëpia e Bardhë dhe FBI nisën një hetim pasi senatorë, guvernatorë dhe drejtues të kompanive amerikane morën mesazhe dhe telefonata nga një person që pretendonte se ishte shefi i kabinetit të Trumpit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Wall Street Journal raportoi se Wiles u kishte thënë bashkëpunëtorëve të saj se telefoni i saj ishte hakuar.

Burimi: Telegrafi