PSG-ja u mposht nga Lens në finalen e Superkupës së Francës duke shtangur të gjithë. Trajneri Luis Enrique foli për Ligue 1+ ku analizoi performancën e ekipit dhe foli për merkaton e verës. “Gjëja e parë pozitive është se nëse je në finale, do të thotë se ke bërë diçka të mirë. Ne luajtëm në një nivel më të lartë nga sa prisja.
Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, krijuam raste, por nuk arritëm të shënonim. Ky është futbolli, duhet ta përgëzosh kundërshtarin. Nuk jemi të lodhur; në këtë pikë të sezonit kam parë disa situata shumë pozitive në lojë. Luajtëm një ndeshje të mirë. Duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë. Do të flas për tregun e transferimeve vetëm pasi të mbarojë, jo para ose pas.
Pasi të mbarojë afati i transferimeve, do të diskutoj të gjitha çështjet”, deklaroi ai, duke shmangur kështu hyrjen në detaje rreth transferimeve të mundshme ose vendimeve për skuadrën.
