Rrezikoi të mbytej në pishinë

0%

Sulmuesi i Kaljarit, Jael Trepi është shtruar në spital dhe ndodhet në kujdes intensiv.Mediat e huaja raportojnë se ai ka rënë në pishinë dhe rrezikoi të mbytej për shkak se nuk dinte të notonte dhe iu desh të intubohej dhe të transportohej me helikopter në një spital lokal, duke pasur parasysh vështirësinë e situatës.

Klubi i Serisë A bëri të ditur se 20-vjeçari po merr trajtim në Spitalin Civil Santissima Annunziata në Sassari. “Klubi është në kontakt të vazhdueshëm me qendrën e kujdesit shëndetësor dhe familjen e lojtarit dhe po monitoron nga afër përparimin e gjendjes së tij. Në këtë kohë, mendimet e Kaljarit janë me Jael dhe familjen e tij.

Klubi gjithashtu kërkon që privatësia e tyre të respektohet dhe do të ofrojë çdo përditësim sapo të jetë i disponueshëm”, thuhet në deklaratën e klubit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot