Tahiri: Qeveria në detyrë ka marrë 18 vendime, Aleanca po përgatit

0%

Besnik Tahiri nga Aleanca, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për vendimet e marra më , duke pretenduar se ato janë marrë në kohën kur Qeveria është në detyrë dhe, sipas tij, nuk ka legjitimitet për të ndërmarrë veprime të tilla. Tahiri tha në një konferencë për media se më , Qeveria ka marrë 18 vendime, përmes të cilave janë themeluar komisione, në disa raste me persona të njëjtë.

Sipas tij, këto vendime duhet të anulohen, ndërsa paralajmëroi se Aleanca do t’i drejtohet Prokurorisë me kallëzim penal.

“Me datë 12 gusht qeveria e Kosovës ka marrë 18 vendime duke themeluar komisione diku-diku me njerëz të njëjtë, në kohën kur Qeveria është në detyrë e nuk ka legjitimitet, kur qeveria po bllokon shtetin e ministrat e shkelin ligjin për Qeverinë, betohen si deputetë e shkojnë në Ministri” – tha Tahiri më . Ai i cilësoi vendimet si të jashtëligjshme dhe kërkoi anulimin e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Këto vendime të jashtëligjshme duhet të anulohen menjëherë dhe anëtarët e komisioneve duhet të kenë kujdes sepse Aleanca do i drejtohet Prokurorisë me kallëzim penal sepse kjo është forma që të mos kapet shteti”- deklaroi ai.

Tahiri bëri të ditur se Aleanca është duke shqyrtuar edhe raste të tjera që, sipas tij, përbëjnë shkelje ligjore dhe se ato do të adresohen nga deputetët e kësaj partie. “Në Aleancë jemi duke i trajtu disa shkelje, shkeljet do të adresohen në ditët në vijim nga deputetët. Ka shkelje edhe në sfera tjera.

Jemi duke e punu kallëzimin penal sepse veç ligjshmëri nuk ka, ka zaptim dhe papërgjegjësi totale”- tha ai. Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë të Kosovës, e zhvilluar në mënyrë elektronike më , janë miratuar disa vendime për emërim të komisioneve për pranim të kategorisë së lartë drejtuese për pozita nëpër ministri si dhe disa vendime të tjera.

Sipas njoftimit, është miratuar vendimi për emërimin e komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën – drejtor ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit.

“Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Thesarin e Kosovës; ka miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Kosovare për Standardizim; ka miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Kryeinspektor në Inspektoratin e Tregut” – thuhet në njoftim.

Po ashtu janë miratuar vendimet për emërimin e komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese – drejtor në: Agjencinë për Pronësi Industriale; Agjencinë për Siguri Kibernetike; Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës; Agjencinë për Inovacion dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Republikën e Kosovës; Agjencinë Antidoping, Agjencinë e Sportit; Agjencinë për Zhvillimin e Rinisë; Inspektoratin për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Me këtë rast janë miratuar edhe vendimet për emërimin e komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese – zëvendësdrejtor të përgjithshëm në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës; sekretar të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë; drejtor në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë; drejtor në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas; drejtor të përgjithshëm në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Po ashtu, Qeveria ka aprovuar listën e anëtarëve potencialë të komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj dhe ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Kombëtar për Refugjatë.

Për disa nga këto pozita, KALLXO.com ka raportuar se Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike më kishte marrë vendim për pezullimin e 18 procedurave të rekrutimit të disa pozitave të larta drejtuese në institucionet qendrore të shtetit.

Duke folur për situatën politike dhe seancën konstituive të Kuvendit, Besnik Tahiri tha se, sipas tij, eksponentë të partisë fituese nuk po planifikojnë që të përfundojnë procesin deri më 5 shtator dhe se, në vazhdimësi, çështjet po lihen për ditën e fundit.

“Çka po shohim e dëgjojmë nga eksponentë të partisë fituese, ata as që planifikojnë të vijnë deri në datën 5, gjithmonë e lënë për ditën e fundit” – tha Tahiri. Ai foli edhe për takimin e ftuar nga Albulena Haxhiu për të martën dhe për mundësinë që çështja e afatit 30-ditor të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Tahiri tha se Aleanca ka ofruar mbështetje për tejkalimin e ngërçit politik, pa kërkuar përfshirje në Qeveri. “Aleanca ka ofru mbështetje për të dalë nga ngërçi pa një kusht për të hyrë në qeveri” – tha Tahiri. Ai shtoi se Aleanca është e gatshme të ndihmojë në konstituimin e Kuvendit përmes disa pikave që, sipas tij, janë në interes të Kosovës dhe janë të realizueshme.

“Kemi deklaru se Aleanca i ndihmon konstituimit të Kuvendit përmes disa pikave që janë në të mirë të Kosovës por edhe janë të realizueshme. Votat e Aleancës janë në tavolinë në sallë e edhe për president”- deklaroi ai. Tahiri tha se për tejkalimin e situatës politike duhet të ndërmerren veprime që i konsideron të ligjshme.

“Vetëm le t’i marrin disa veprime të ligjshme që gazi amerikan të hyjë në Kosovë” Tahiri foli edhe për çështjen e afatit 30-ditor dhe diskutimet rreth Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. “Te Gjykata Kushtetuese e kemi pas këtë diskutim. Si parti opozitare jemi në lajthitje sepse kemi thënë është shkelë Kushtetuta e tash po i referohemi 48 orëshit të Rregullores”- tha Tahiri.

Sipas tij, situata aktuale nuk përbën krizë kushtetuese, por krizë politike. “Nuk mendoj që ka krizë kushtetuese por politike që LVV t’i ketë tri pozitat në kontroll”- deklaroi Tahiri. Kriza rreth konstituimit të Kuvendit ka vazhduar edhe pas tejkalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në aktgjykimin e , Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.

Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja.

Burimi: Kallxo