Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1,904 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 19 patenta shoferi gjatë javës së kaluar, si pjesë e aktiviteteve për parandalimin e aksidenteve në komunikacion. Sipas njoftimit të Policisë, masat janë shqiptuar gjatë periudhës 10–, ndërsa në të njëjtën periudhë në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 68 aksidente.
Prej tyre, 33 aksidente kanë qenë me lëndime trupore, ku janë lënduar 53 persona, ndërsa 35 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale. “Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor”, thuhet në komunikatë.
Sipas Policisë, 19 patentë shoferë janë pezulluar ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut. Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me qëllim të parandalimit të aksidenteve. “Apelojmë tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, thuhet në njoftim.
Policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrin kujdestar 192.
