Në gjendje të dehur sulmon bashkëshorten dhe dy gra, tenton t’ia vërë

0%

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Drenas gjatë orëve të para të së dielës. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 gusht rreth orës , ku një i dyshuar kosovar, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe dy viktima të tjera femra kosovare. Si pasojë e sulmit, njëra nga viktimat ka marrë tretman mjekësor.

Policia njofton se i dyshuari më pas ka dëmtuar edhe orenditë e shtëpisë, ndërsa ka tentuar t’ia vërë flakën banesës. Gjatë këtij veprimi, edhe vetë i dyshuari ka pësuar lëndime. Pas marrjes së tretmanit mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot