Tragjedi në Podujevë: Dy të vdekur pas përplasjes së Golfit me BMW-në

0%

Një aksident i rëndë trafiku me dy viktima ka ndodhur mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës, ku janë përfshirë dy automjete, ndërsa një person tjetër ka mbetur i lënduar, mëson Sinjali. Aksidenti ka ndodhur më 16 gusht, rreth orës , në afërsi të marketit “Hana Center”. Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, në aksident janë përfshirë një Volkswagen Golf me targa gjermane dhe një BMW.

Përplasja ka rezultuar fatale për shoferin dhe pasagjerin që ndodheshin në Golf, të dy nga fshati Dumnicë e Podujevës. Në të dhënat e rastit, njëri nga personat që ka humbur jetën identifikohet si Getoar Ajvazi , 31 vjeçar. Për personin e dytë që ka humbur jetën, në informacionin fillestar nuk është dhënë identiteti.

Shoferi i BMW-së ka pësuar lëndime trupore, ndërsa pas trajtimit të rastit, me urdhër të Prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar Njësinë e Hetimeve të Trafikut që të merret me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka tërhequr trupat e pajetë, të cilët janë dërguar për obduksion. Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar dhe mbetet objekt i hetimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com