Dy zjarre shpërthejnë njëri pas tjetrit në Greqi, dy të vdekur dhe

0%

Dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 500 të tjerë janë evakuuar pasi dy zjarre shpërthyen pothuajse njëkohësisht të dielën në ishullin grek Salamina, pranë Athinës. Zjarri i parë shpërtheu rreth orës në pjesën jugore të ishullit, në një zonë të banuar dhe të pyllëzuar në Peristeria. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Vetëm rreth 20 minuta më vonë, një zjarr i dytë shpërtheu në pjesën lindore të Salaminës, në zonën e Selinias. Rreth 200 zjarrfikës u angazhuan në operacionin për shuarjen e zjarreve dhe për të parandaluar bashkimin e dy vatrave. Në momentin e shpërthimit të zjarreve, ishulli ishte nën rrezik të lartë për zjarre pyjore.

Gjatë operacionit, ekipet e zjarrfikësve gjetën dy trupa të pajetë në zonën e përfshirë nga zjarri. Sipas autoriteteve lokale, viktimat besohet të kenë qenë çift. Rreth 500 persona u larguan nga ishulli me anije, ndërsa evakuimet përfunduan deri të dielën në mbrëmje. Zjarri i parë u vu nën kontroll, ndërsa për zjarrin e dytë autoritetet njoftuan se nuk kishte më “front aktiv”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, ekipet vazhduan të monitoronin vatrat e shpërndara. Dy anije të Rojës Bregdetare dhe një anije e Shërbimit Zjarrfikës do të qëndrojnë në zonë për mbikëqyrje dhe asistencë. Shkaqet e shpërthimit të dy zjarreve ende nuk janë bërë të ditura. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com