Trump urdhëron Pentagonin t’i reduktojë manovrat ushtarake me Korenë

0%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka udhëzuar Pentagonin që “t’i reduktojë ndjeshëm” manovrat e përbashkëta ushtarake me aleaten afatgjate aziatike, Korenë e Jugut, duke përmendur koston e stërvitjeve dhe refuzimin e Seulit që të marrë pjesë në veprimet kundër Iranit, raporton Reuters .

Disa orë para se të caktohej fillimi stërvitjeve, Trump ka shkruar në faqen e tij Truth Social se “nuk ishte i kënaqur” që SHBA-ja ishte pajtuar të merrte pjesë dhe theksoi “marrëdhënien e tij shumë të mirë” me Kim Jong Unin, liderin e Koresë së Veriut të armatosur me armë bërthamore dhe të sanksionuar rëndë.

“Këto stërvitje jo vetëm që janë të kushtueshme… por dërgojnë një sinjal që është krejtësisht i papërshtatshëm dhe armiqësor, për një vend që, për sa kohë që Donald J. Trump ka qenë president, nuk ka kërcënuar dhe është treguar respektues”- ka shkruar Trump.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Manovrat e përbashkëta ushtarake vjetore “Ulchi Freedom Shield” janë planifikuar të zgjasin deri më , me rreth 18 mijë pjesëtarë të ushtrisë të Koresë së Jugut që marrin pjesë. Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut i kanë deklaruar Reutersit se stërvitjet filluan të hënën sipas planit, por nuk pranuan t’i komentojnë vërejtjet e presidentit Trump.

Zyra presidenciale e vendit dhe Ministritë e Mbrojtjes dhe të Jashtme nuk iu përgjigjën menjëherë në kërkesës zyrtare për koment. Një zëdhënës i Pentagonit ia drejtoi pyetjet mbi këtë çështje Shtëpisë së Bardhë, e cila nuk iu përgjigj kërkesës për detaje.

Trump ka kërkuar prej kohësh të përfundojë ose të kufizojë stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut, ndërsa përplaset me Seulin për ndarjen e kostove të stacionimit të 28 mijë e 500 trupave amerikane në Korenë e Jugut dhe rolin e tyre në sigurimin e rajonit më të gjerë.

Koreja e Veriut, ende teknikisht në luftë me Jugun, denoncon rregullisht stërvitjet SHBA-Kore e Jugut si përgatitje për pushtim.

Feniani javën e kaluar lëshoi ​​një raketë balistike nga bregu i saj lindor drejt Detit të Japonisë, kanë njoftuar ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë, disa ditë pas një lëshimi të ngjashëm të raketës balistike me rreze të shkurtër veprimi nga Koreja e Veriut.

“Ky vendim mund të jetë pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të krijuar një mundësi diplomatike me Fenianin, siç Trump e ka dëshiruar vazhdimisht qëkur është rikthyer në detyrë, megjithëse natyra e rastësishme e këtij veprimi nuk ka gjasa të bëjë shumë përshtypje në Fenian”, ka thënë në një email Jenny Town, drejtuese e programit “38 North” të qendrës së mendimit “Qendra Stimson”.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo