Me pamjet piktoreske nga Liqeni i Degës në Belsh, kryeministri Rama

0%

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm disa pamje mahnitëse nga nga Liqeni i Degës në Belsh. “Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Liqeni i Degës në Belsh, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. Liqeni ndodhet pranë fshatit Fierzë, në pllajën e Dumresë, në lartësinë rreth 160 m mbi nivelin e detit.

Përbën një liqen interesant karstik, me formë tepër të përzgjatur (1600 m i gjatë dhe deri në rreth 300 m i gjerë), ka 3800 m gjatësi të vijës bregliqenore, 17,9 m thellësi dhe sipërfaqe 37,4 ha. Është ndër liqenet më të bukur në grupin e atyre të Dumresë.

Të formuar nën veprimin e karstit në gjipse nga bashkimi i disa hinkave karstike të mbushura me ujë, si pasojë e bllokimit me materiale të patretshme dhe të papërshkueshme të kanaleve nënëtokësore karstike. Ka një ekosistem të veçantë liqenor me botë të gjallë të pasur. Temperatura e ujit në dimër është 7,8 – 8 °C.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot