Aktorja amerikane, Hayden Panettiere, ka vdekur në moshën 36-vjeçare. Ajo ishte më e njohur për rolet e saj në serialet televizive “Heroes” dhe “Nashville”, dhe filma përfshirë “Raising Helen”.
Në një deklaratë, babai i Panettiere, Skip, ka njoftuar: “Ajo ishte një dritë e pabesueshme dhe një forcë e natyrës që solli dashuri dhe gëzim të pamasë për të gjithë ata që e njihnin dhe për miliona njerëz që e shikonin në ekran”. Ai gjithashtu kërkon “privatësi pasi familja po merr kohë për ta kaluar këtë humbje të paimagjinueshme”. Nuk është konfirmuar asnjë shkak i vdekjes së saj.
Në nderim të saj, aktorja amerikane, Selma Blair, ka shkruar në mediat sociale: “Të dua. Mos u largo. Të lutem”. Ndërkohë, këngëtarja Jojo thotë se “ky është lajm kaq shkatërrues”, dhe sindikata e aktorëve “Sag-Aftra”, anëtare e së cilës ishte Panettiere, thotë se “zemrat tona janë me vajzën, familjen, miqtë dhe fansat e saj”. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
